Shumë studime tregojnë se kafeina ka një ndikim të rëndësishëm në metabolizëm. Në një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara, pjesëmarrësit ulën 10% të peshës së trupit të tyre pas 22 javësh konsumimi të kokrrave të kafesë.

Edhe pse ushtrimi fizik është i nevojshëm dhe funksionon në ndërthurje me një dietë të duhur, kafeja mund ta përmirësojë këtë integrim duke përmirësuar procesin e metabolizmit.

Mjalti

Mjalti nuk është vetëm i ëmbël dhe i shijshëm, por është gjithashtu i pasur me sheqer që i jep energji trupit. Përmban vitaminë B6, acid folik, vitaminë C, kalcium, natrium, zink, kalium, fosfor dhe vitamina dhe minerale të tjera që përshpejtojnë metabolizmin.

Kanella

Kanella njihet për vetitë e saj anti-inflamatore. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se kanella është e pasur me polifenole, një antioksidant i fuqishëm. Kjo është ndoshta karakteristika më e mirë e saj: kanella mund të shpejtojë tretjen dhe të stabilizojë sheqerin në gjak, që do të thotë se ju bën të ndjeheni të ngopur më gjatë.

Vaji i kokosit

 

Vaji i arrës së kokosit përmban acide yndyrore që janë ideale për përshpejtimin e metabolizmit. Ato lëshohen nga mëlçia në sistemin tretës menjëherë pas konsumit të ushqimit. Acidet yndyrore të mesme nxisin djegien e yndyrës dhe prodhimin e ketonit në trup.

Çfarë ju nevojitet?

 

Përbërësit:

170 ml vaj kokosi

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji kanellë

Përgatitja: përzieni të gjithë përbërësit në një tas mbulojini me një mbulesë dhe vendoseni përzierjen në frigorifer.

Përdorimi:

Çdo mëngjes shtoni një lugë çaji përzierje në kafen tuaj. Përziejeni mirë, piheni gjithë gotën dhe përsëriteni të njëjtën gjë ditën tjetër!