LONDER- Tri sulme terroriste në pak orë goditën mbrëmë kryeqytetin e Anglisë, Londrën duke shkaktuar një bilanc tragjik me 7 të vdekur dhe 48 persona të tjerë të plagosur. Policia britanike ka konfirmuar se janë ekzekutuar 3 prej autorëve të sulmeve. BBC publikoi një fotografi të një personi të shtrirë në rrugët e Londrës, i mbështjellë me eksploziv.

Fotografia është publikuar në rrjetin social Twitter, nga Chrissie Channel dhe thuhet se është një nga terroristët e Londrës.

Policia britanike tha se dy incidente terroriste goditën të shtunën mbrëma në Urën e Londrës dhe në një zonë aty pranë, kur sipas dëshmitarëve një furgon goditi turmën e këmbësorëve dhe disa persona u therën me thika.

Policia tha se po i trajton incidentet si veprime terroriste, ndërsa më herët kryeministrja britanike Theresa May, tha se “incidentet e tmerrshme” po trajtohen “si akte të mundshme terroriste”.

Sulmi i parë u shënua në ‘Urën e Londrës’ ku një furgon kaloi në trotuar dhe mori përpara dhjetëra kalimtarë.

Sulmi i dytë u shënua në Borough Market, ku pati të shtëna me armë.

Sulmi i 3 në Vauxhall, ku persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë kalimtarët.