Pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në zonë shfaqin imazhe kaosi dhe paniku të qytetarëve në lagjen Kartan, në pjesën aziatike të Stambollit, ku pasditen e së mërkurës u shemb një bllok apartamentesh në një ndërtesë 8 katëshe.

Nga shembja e ndërtesës 8 katëshe, 3 prej të cilëve ishin pa leje, deri më tani janë konfirmuar 2 të vdekur dhe 3 të plagosur, por autoritetet druhen se numri i viktimave do të rritet në orët në vijim, pasi dyshohet për një numër të pacaktuar të personave të gjendur nën rrënoja.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe bënë të mundur evakuimin e njerëzve dhe sigurimin e zonës, ndërkohë që ende vijojnë kërkimet nën rrënoja.