Në Ditën Ndërkomebtarë të Librit Presidenti Meta ka një apel për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Me një shenim në faqen e tij ne facebook ai i kërkon rinisë shqipëtare “rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaj”

Ja postimi i plotë i Metës:

Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.????