Ministria e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës ka reaguar për ngjarjen në Laç, Fushë-Krujë.

Të dyja Ministritë e cilësojnë dëmtimin e shtyllës si një akt terrorist që rrezikon lënien e vendit pa energji elektrike.

“Akt terrorist. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi rrezikoi shembjen e shtyllës. Shembja rrezikonte të linte gjithë vendin pa energji. OST po merr masat e nevojshme. Dënojmë këtë akt dhune, synon të krijojnë pasiguri”, shprehen në deklaratë.