Një shpërthim i fortë është dëgjuar në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje ku rezulton se në derën e një objekti është vendosur lëndë eksplozivi.

Objekti më parë ka qenë mobileri. Fatmirësisht nuk ka dëme njerëzore por vetëm dëmtime materiale jashtë objektit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi paraprak i policisë:

“Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit.

Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive”.


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook