Nuk kanë fund publikimet e shtypit ndërkombëtar rreth situatës në qendrën e pritjes dhe identifikimit në Moria dhe Lesvos, lidhur me përdhunimin e grave dhe fëmijëve, të cilat janë një fenomen i përditshëm.

Newsweek sot ne portalin e tij ka publikuar një artikull si dhe pamje nga kampi i refugjatëve, ku i referohet situatës në Moria, ku, siç thonë gratë, jetojnë me frikën e sulmeve seksuale, si ndaj tyre ashtu dhe ndaj fëmijëve të tyre.

Koordinatori i Mjekë pa Kufi, Dr. Deklan Bari, tha për Newsweek se që nga mesi i majit, ka mesatarisht një rast abuzimi seksual në një javë.

Bari tha se këto raste kishin të bënin me gratë, burrat dhe fëmijët në kamp, por pothuajse gjysma e tyre ishin djem dhe vajza nën moshën 18-vjeçare, me të paktën dy incidente që përfshinin fëmijët e moshës 5-vjeçare.

Zbulimi i skandalit vjen pas shqetësimit të fundit të MSF-së se një numër i madh i fëmijëve dhe adoleshentëve në Moria janë përpjekur të kryejnë vetëvrasje.

Bari, thekson se rastet e abuzimit seksual janë shumë më tepër se ato të raportuara.

Në Moria, fëmijët përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së pothuajse 8500 njerëzve.