Një nxënës shkolle i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike, pasi vrau aksidentalisht një shok klase gjatë një përleshje fizike në ambjentet e shkollës.

Ai e përplasi shokun e tij përtokë, goditje fatale e cila i mori jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kajathur të Indisë.

Në kushtet e një tronditje të madhe psikologjike, ai vrau veten, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet në një pus, vetëm pak orë, pasi i mori jetën shokut të klasës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin konfliktin mes disa djemve në një klasë, i cili degjeneron në grushte e përleshje fizike.

Në video duket se ka një shkëmbim fjalësh mes njërit prej djemve, të veshur me një këmishë të bardhë, dhe një fëmijë më të vogël veshje portokalli, shkruan “DuaLajm.com”.

Djaloshi i gjatë me këmishë të bardhë, pas e kap dhe e tërheq matanë viktimën dhe e përplas fuqimisht në dysheme, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, vetëm pak minuta pas përplasjes.

TRONDITËSE/ Përplasi për vdekje shokun e klasës në dysheme, i jep fund jetës duke u mbytur në pus (VIDEO) on Vidnews.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook