Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Ankona ka bërë që të tronditet mbarë Italia.

Një djalë vetëm 5 vjeç u gjet i vdekur në banesë. Mediat italiane kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cupramontana.

Nga të dhënat e para policore, ka dyshime të forta se vrasja e vogëlushit është bërë nga babai 24-vjeçar me origjinë nga Maqedonia, i cili thuhet se është me probleme mendore, raportojnë mediat e shtetit italian.

Shtetasi 24-vjeçar ishte i papunë dhe ka kryer krimin e rëndë në banesë.

Nëna i viktimës është gjallë dhe ka arritur të shpëtojë, pasi ka dyshime se i riu kishte kriza të herëpashershme.

Gruaja ndodhet në gjendje shoku pas asaj që ka ndodhur, ndërsa babai vrasës është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje.

Gjithashtu mediat raportojnë se në shtëpi nuk u gjet asnjë shenjë gjaku, ndërkohë që policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook