Antimafia italiane i ka dhënë sot një goditje të fortë mafias siçiliane Cosa Nostra.

Në orët e para të mëngjesit Antimafia e Palermos ka ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 7 personave të akuzuar si anëtarët e kupolës së re të mafias siçiliane Cosa Nostra.

Dy bosa mafiozë të Cosa Nostra të arrestuar një muaj më parë janë penduar duke u bërë bashkëpunëtorë me drejtësinë italiane e kanë zbardhur emrat e kupolës së re drejtuese të Mafias Cosa Nostra.

Rrëfimi i të penduarve mafiozë ka zbardhur se kupola e re e Cosa Nostras është mbledhur për herë të parë pas vdekjes së Totto Riinas në 29 maj të 2018 me qëllim rimëkëmbjen e mafias siçiliane pas arrestimeve të shumta të anëtarëve të tyre e goditjeve që ka marrë nga policia gjatë viteve të fundit.

Të arrestuarit po përpiqeshin t’i jepnin një jetë të re mafias Cosa Nostra, duke rikrijuar kupolën drejtuese me garancinë e mbiemrave të familjeve të tyre e nën bekimin e bosit Settimo Mineo, i cili u arrestua në dhjetor të 2018 e që konsiderohej kreu i ri i mafias siçiliane pas vdekjes së Totto Riinas.

Të arrestuarit e tjerë të kupolës janë; Giovanni Sirchia në banesën e të cilit u zhvillua mbledhja e kupolës, Giuseppe Serio, Erasmo Lo Bello, Pietro Lo Sicco e Carmelo Cacocciola, (dy të fundit sipërmarrës mjat të njohur në shtetin italian)

LEXO EDHE:  Miqësitë e reja të Cosa Nostra në Shqipëri, “Kolumbinë e Europës”, ja çfarë shkruajnë mediat spanjolle