Tetë persona të vrarë mes të cilëve edhe një zëvendës shef lokal pas një sërë të shtënash në Mississipi të ShBA-ve rreth mesnatës.

I dyshuari i quajtur nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua këtë të dielë në mëngjes dhe  ndodhet në dhomat e paraburgimit.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të gjetur motivin e kësaj masakre.

Të shtënat përfshinë tri vende në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County.

I dyshuari, duke folur për gazetën lokale Clarion-Ledger pas arrestimit gjatë procesit të marrjes në pyetje tha se ai ishte “shumë keq” dhe “nuk është i aftë të jetojë, jo pas asaj që kishte bërë”.