Një shpërthim i fuqishëm në një pallat ka “shkundur” New York-un, ditën e sotme, ku kanë mbetur të paktën 34 persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Tribeca. Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkaku i shpërthimit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit.

Nga raportimet e mediave vendase thuhet se pjesa me e madhe e të lënduarëve shfaqin probleme me frymëmarrjen, ndërsa veç një prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas shpërthimit, duke shuar zjarrin dhe evakuar banorët e pallatit.

Ndërkaq, policia po heton zbardhjen e plotë të ngjarjes.