Aeroplani që u rrëzua në Kanalin Anglez ku raportohet se trupi që u gjet në rrënoja është i lojtarit të Cardiff City Emiliano Sala , sipas raporteve mjeko-ligjore.

Familja e lojtarit Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm të hidhur.

Emiliano Sala, 28-vjeçari që po udhëtonte për në Cardiff në një avion të pilotuar nga David Ibbotson, i cili u zhduk në Kanalin Anglez më 21 janar.

Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto           raste.Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.
Të hënën më 21 janar 2019, një avion që mbante dy persona po fluturonte nga Nantes në Cardiff kur humbi kontaktin me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror, në veri të Guernsey.

“Operacioni i kërkim shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse”.

“Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”, thuhet në njoftim