Prej disa orësh po qarkullon me shpejtësi lajmi se vajza që do të shihni në fotot e mëposhtme kujdeset për sigurinë e jetës së kryeministrit shqiptar.

Raportohet se e reja është duke pushuar në bregdetin turk, ku ka realizuar edhe disa fotografi.

Nëse e gjitha kjo mbetet e vërtetë, ju bëjmë me dijeni se nuk është hera e parë që Rama përfshin në grupin e truprojave të tij, një grua. Në 2014- n tërhoqi vëmendjen mediatike prania e një gruaje shtatlartë, oficere e Gardës së Republikës, e cila shërbeu si një nga katër truprojat në dispozicion të Ramës.