MILOT

Ashtu siç po mblidhen simpatizantë te opozitës së bashkuar në qarqe të tjera edhe në Milot është e njëjta panoramë. Në këtë arterie  kryesore të vendit do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Reportohet se kreu i selisë blu ka mbërritur pak çaste më parë në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga drejtues të Partisë Demokratike nga katër qarqet e veriut si nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.

Nga informacionet paraprake pritet që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa aktualisht nuk ka detaje se sa do të jetë afati i saj.

Banorët do të bllokojnë rrugën si shenjë revolte për keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama.Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë.