Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Vasili shkruan se “Rama nuk duron dot t’i vendosë teatrit emrin e një aktori të madh”.

Postimi i Petrit Vasilit:

Emri i sallës Turbina…..qameti i padijes.

Po këta artistët e Teatrit Kombëtar nuk e kuptojnë që kryeministri nuk do t’ju dëgjojë emrin as atyre vetë dhe as atyre që kanë bërë historinë e këtij teatri.

Sallës që do ndërtojë ku do luhet teatër kryeministri ja vë emrin Turbina dhe meazallah se e duron dot ti vërë emrin e ndonjë prej emrave të mëdhenj të këtij teatri, pasi edhe pse nuk jetojnë më, ata e përqeshin kryeministrin edhe nga andej lart ku janë ngjitur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook