Moti i keq me reshje të dendura dhe shtrëngata ka përfshirë thuajse gjithë botën, duke gjetur të papërgatitur shumë pushues, të cilët po kalojnë pushimet verore në plazh.

 

Një dallgë e madhe në Rio De Zhanerio ka krijuar panik të madh te qindra pushues, teksa i ka vënë para në breg, duke iu mbuluar çadrat dhe gjithçka.

Ata janë detyruar të marrin menjëherë në krahë fëmijët e tyre, pasi vala e madhe pushtoi bregun e detit.

Ndonëse ka zgjatur më pak se një minutë, ka shkaktuar shumë panik dhe kaos, duke shpërndarë të gjitha sendet e turistëve në të gjithë bregun. Siç mund ta shihni edhe në video, dëgjohen ulërimat e pushuesve dhe shihet teksa ata vrapojnë për t’i shpëtuar dallgës.