Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet.

Sipas raportimeve për redaksinë tonë, një transvestit është goditur pareshtur me grushta nga tutori i tij pranë zonës së njohur në Tiranë si “15-Katëshi”.

32-vjeçari me iniciale E.N ka bërë kallëzim penal ndaj tutorit 25-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Në videon e dërguar për JOQ, transvestiti duket i shtrirë në tokë, i rrethuar nga një grup prostitutash të cilat kishin goditur me gurë xhamin e makinës së djemve që po i filmonin.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 07.04.2018, shtetasi E.N vjeç 32, banues në Tiranë, endacak, i dënuar më parë, ka bërë kallëzim se ne bulevardin “Zogu i Parë”, e ka goditur me grushte nje shtetas rreth 25 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook