Mëngjesin e sotëm media italiane raportuan vdekjen tragjike të një 20-vjeçari i cili teksa nxitonte për në punë mjeti tip Alfa me të cilin ushëtonte shqiptari u përplas me një pemë, dhe fatkeqësisht i riu gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia italiane identifikoi viktimën, dhe mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Manuel Toska, 20 vjeç i cili pasi humbi kontrollin e automjetit ndërroi jetë fatalisht.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, rrugë të cilën Toska e bënte çdo ditë për të punuar në një supermarket të zonës.