Shefi i policisë së së zonës Gruemirë në Malisëin e Madhe, Berhan Bajrakurtii cili 2 javë më parë u përfshi nga një skandal, ku në media qarkulloi një video-telefonatë intime me të cilën Bajrakurti dyshohej se kishte ngacmuar një vajzë të mitur.

Pas ndalimit të tij nga policia Bajrakurti i hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj tij por pavarësisht kësaj, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë.

Në dëshminë e dhënë për Gjykatën e Shkodrës Bajrakurti deklaroi se ai ka qenë në shtëpi kur ka regjistruar videon që më pas u publikua në media dhe se materialin filmik nuk ia ka dërguar askujt.

Lidhur me faktin se si kanë dalë në publik këto pamje, 53-vjeçari ka thënë se disa ditë para kësaj ngjarjeje, e kishte dërguar celularin e tij në një servis për ta rregulluar. Por pavarësisht se i kishte vendosur kod, ai dyshohet se mund t’i kenë kopjuar videot që kishte të ruajtura.

Ndërkohë ditën e sotme polici Bajrakurtaj doli sërish para Gjykatës me kerkesen per tu liruar, duke qenë se pretendon se nuk ka asnjë ngacmim seksual nga ana e tij.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën detyrim paraqitje për policin, pasi denoncuesja nuk u paraqit asnjëherë për të dorëzuar denoncimin kundër të akuzuarit.