Ka zgjatur vetëm pak ditë arratia e dy shqiptarëve, që kaluan qelitë e burgut të njohur grek “Koridhalos”, në ditët e para të Vitit të Ri.

Elvis dhe Leonard Pepa u arrestuan pas një operacioni të mirëorganizuar të Divizionit të Sigurisë së Atikës, i mbështetur nga Policia e Shtetit në Greqi.

Burime nga mediat greke thonë se dy shqiptarët u gjetën në një shtëpi të braktisur në Mati, zonën e cila u përfshi nga zjarri masiv që la pas dhjetëra viktima.

Edhe pse të armatosur, gjatë momentit të arrestimit ata nuk bënë rezistencë.

Dy shqiptarët ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve.