Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me të riun shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzar për vrasjen e studentes greke.

Mediat greke bëjnë me dije se 19-vjeçari shqiptar akuzohet dhe për një sërë veprash të tjera penale që lidhen me ngacmimin seksual.

3 vajza e kanë akuzuar të riun për ngacmim seksual, ndërsa njëra prej tyre pretendon se është abuzuar seksualisht prej të riut shqiptar.

Po ashtu edhe një djalë akuzon 19-vjeçarin për ngacmim seksual, madje shkon edhe më tej duke pretenduar se shqiptari ka tentuar ta përdhunojë.

Por akuzat e vajzave janë publikuar nga mediat dhe nuk ka një padi penale të tyre kundër shqiptarit.

Ndërkohë, viktima, 21 vjeçarja Helena Topaloudi, nuk ka bërë ankesë për përdhunim në polici, por ajo kërkoi ndihmë nga autoritetet kur dy të rinjtë e kërcënuan se do të publikonin video nga momente private të saj.

I riu shqiptar akuzohet se së bashku me një 21-vjeçar grek kanë rrahur barbarisht të renë dhe më pas e kanë hedhur në det të gjallë.