Viktima e atentatit të sotëm në kryeqytet, i cili u gjet i shtrirë në trotuar, është identifikuar nga policia e Tiranës.
Sipas burimeve policore, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin 64-vjeçar, Memli Begalla.
Mësohet se viktima është biznesmen, dhe zotëronte një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë, si edhe një biznes në qendër të Tiranës.
Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, duke e lënë të goditur në kokë.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook