Cristiano Ronaldo, është duke e rigjetur formën përsëri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që i hodhi poshtë kritikat ndaj tij.

 Ai u emërua lojtari më i mirë portugez i vitit 2017, të hënën, duke mposhtur portierin e Sporting, Rui Patricio, dhe yllin e Manchester City, Bernardo Silva.

33-vjeçari fitoi për herë të pestë “Topin e Artë” vitin e kaluar, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. 

“Unë jam mirënjohës për këtë çmim, për të gjithë ata që janë këtu, – tha CR7.

Është gjithashtu një çmim për të gjithë kolegët e mi. 2017-ta ishte një vit i shkëlqyer, i paharrueshëm, si kolektivisht, edhe individualisht. Unë, gjithashtu, fitova për herë të pestë “Këpucën e Artë” dhe çmimin e dytë më të mirë, që ia kushtova katër fëmijëve të mi. Një tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj. Ne duhet ta mbrojmë atë që është e jona, sepse gjithmonë ka një portugez në luftë. Unë gjithmonë besoj dhe them se jam më i miri. Sidoqoftë, çfarëdo që them, pastaj e tregoj në fushë. Ne jemi në luftë vit pas viti”, u shkruan Ronaldo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook