Një avokate është vënë në prangat e policisë së Tiranës, e akuzuar për korrupsion bashkë me një prokuror të organit të akuzës.

Avokatja e arrestuar është Donata Lepenica, ndërsa prokurori nën hetim është Përparim Hasa, i cili është pezulluar.

Në bashkëpunim mes tyre avokatja dhe Prokurori i Tiranës, janë filmuar nga kamerat e sigurisë në organin e akuzës duke marrë 2 mijë euro.

Gjithçka, në mënyrë që prokurori të ndryshonte akuzën ndaj një të pandehuri.

Gjithashtu korrupsioni është zbuluar edhe nga përgjimet e disa të arrestuarve.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera.