Një 29-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar të fejuarën e tij nga mbytja.

29-vjeçari Ervin Palaj arriti të shpëtonte të fejuarën e tij, por nuk mundi të diltë vetë nga uji.

Sapo pushuesit panë skenën e rëndë, ata tentuan që t’i ofronin ndihmë, ndërsa dy vajzave u dhanë kamerdare.

Aty u kanë dhënë edhe ndihmën e parë nga personeli mjekësor i plazhit dhe më pas janë nisur për mjekim të specializuar, por 29 vjecari Palaj nuk arriti të mbijetojë.

Mësohet se Ervit Palaj ka punuar për një periudhë kohe tek Drejtoria e Shërbimeve Sociale në bashki, për njësinë administrative Dajç.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook