Aktorja Adea Shabani nga Shkupi, e cila u gjet e groposur në SHBA i është dhënë lamtumira e fundit në një ceremoni plot lot e dhimbje.

Familjarë dhe miq të shumtë e përcollën 25-vjeçaren në varrezat e Butelit në Shkup të Maqedonisë.

“Hera e  fundit që fola ishte në Skype. Ishte e qeshur dhe e gëzuar me lumturinë e vet dhe të të tjerëve,” shprehet një shoqe e saj.

“Ishim gjithmonë të qeshura. Dua ta falënderoj se më deshi pa kushte, në të mirë e në të keq, në varfëri e pasuri,” tha mikja e saj nga SHBA.

Sipas policisë amerikane, vdekja e modeles shqiptare lidhet me emrin e të dashurit të saj Kris Spoc, i cili kreu vetëvrasje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook