Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg të riun biznesmen Orest Sota.

Biznesmenit Orest Sota, tre ditë më parë, i janë gjetur 800 mijë euro edhe dy lejet për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, ku Saimir Tahiri ka nivelin “Skipper” (kapiten).

Orest Sota akuzohet për 3 vepra penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Fshehja e të ardhurave”.

ARRESTIMI

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se Policia e Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit O.S. 25 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k.

Policia thotë zyrtarisht se arrestimi i tij është bërë pasi më datë 1 nëntor, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover”.

Ndërsa nga kontrolli në mjet, iu gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqëruara me dokumentin e origjinës.

Megjithatë, në njoftimin zyrtar Policia nuk e përmend shumën e eurove të sekuestruara dhe as patentat në emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook