33-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga Policia italiane pranë një stacioni autobuzi në Raguza.

Gjatë një kontrolli u konstatua se kishte me vete rreth 700 gram kok*inë, vlera e të cilës në tregun me pakicë, është rreth 50 mijë euro.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja kishte hyrë në mënyrë të pa rregullt në shtetin fqinj. Sipas tyre, pas kryerjes së dënimit për rastin në fjalë, ajo do të dëbohet nga Italia duke u rikthyer në vendin e lindjes.