Tre shqiptarë pjesë e një bande droge janë dënuar me rreth 20 vite burg nga gjykata britanike, pasi u kapën me drogë të klasit A, në Cardiff të Uellsit.

Tre shqiptarët e dënuar janë Kristian Bujaj, 26-vjeç, i cili u dënua me 6 vjet burg, Klaudio Doroftei, 25-vjeç dhe Ermal Zina, 39-vjeç u dënuan me 6 vite dhe 8 muaj burg.

Sipas mediave britanike aksioni për kapjen e tyre u zhvillua në 7 shkurt të këtij viti.

Shqiptarët u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentwyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona.

Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton.

Një detektiv i zonës quajtur Constable Ian Morgan tha se burrat janë kapur në kushtet e flagrancës dhe se ata e kishin të pamundur që të thoshin se nuk ishin fajtorë për atë që janë dënuar nga gjykata.

“Është e qartë se ata ishin një bandë kriminale që vepronte në Kardif”, tha detektivi.

Po zhvillohen hetime të mëtejshme nëse banda ka pasur apo jo persona të tjerë të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Detektivi policor shtoi se burrat ishin persona që mund të krijonin probleme për rendin në zonë, prandaj edhe është mirë që janë nxjerrë përpara drejtësisë.

LEXO EDHE:  Mbi 11 kg kokainë të fshehur në dollapin e banesës, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

“Ata do të rrinë shumë kohë pas hekurave dhe me shumë mundësi pas dënimit kanë për t’u dëbuar”, tha polici.