Janë arrestuar 4 persona nga Policia e Korçës në dalje të territorit shqiptar, në doganën e Kapshticës.

Gjatë kontrolleve të imtësishme të dy kamionëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 1074.2 kg lëndë nark*tike e dyshuar si kan*bis.

Në prangat e Policisë kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas deklaratës së Policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Deklarata e plotë e Policisë:

Korçë

4 të arrestuar për tentativën e trafikut të nark*tikëve në Kapshticë.

Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 4 shtetas:

  • A.S, 47 vjeç;
  • Z.H, 56 vjeç;
  • A.M, 50 vjeç;
  • M.S, 30 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar nark*tike kan*bis.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.