Një 51-vjeçar nga Fieri i cili është dhunuar nga bashkëshortja ka kërkuar mbrojtje në polici.

Sipas njoftimit të bluve një person me inicialet H. M., 54 vjeç ka kërkuar ndihmën e policisë pasi keqtrajtohej nga gruaja.

Edhe pse çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë ka bërë bujë në qytet pasi është e pazakontë në vendin tonë që një burrë të dhunohet nga një grua.

Dihet që me qindra gra çdo muaj në vend denoncojnë për dhunë po në Fier sot ka ndodhur e kundërta. Ja që ndodh edhe kështu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasen L. M., vjeçe 51, banuese në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit H. M., vjeç 54. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.