Një aktivistete për të drejtat e grave në shoqëri është ekzekutuar në mënyrë makabre në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për Esma Al-Ghamgam, së cilës iu pre koka në publik më 20 Gusht, por kjo gjë u mbajt e fshehtë, si nga mediat, po ashtu dhe nga autoritetet saudite.

Kanë qenë informacione nga mediat e huaja, të cilat u konfirmuan dhe nga familjarët e saj, që zbuluan fatin tragjik të aktivistes.

Ajo u arrestua së bashku me burrin e saj në korrik të 2015, pasi u dënua me burg për “krime” që shkaktuan mosrespektimin e familjes mbretërore saudite.

Gjykata saudite vendosi masën ekstreme të dënimit ndaj saj me prerje koke më 16 Gusht të këtij viti.