Një sirian 49-vjeçar, ka shpëtuar një foshnje nga mbytja në lum në një qytet të vogël gjerman.

Fëmija ra në lumin Henne në Meschede dhe u mor nga rrymat, transmeton portali arbresh.info.

Raportet lokale identifikuan njeriun si Abdulmanaf Mohamad.

Sipas ‘Westfalen Post’, djali i vogël u rrëzua nga disa shkëmbinj dhe u mor menjëherë nga rrymat.

Mohamad rrëfeu për gazetën, se ai e pa djalin nga tarraca e tij.

Gruaja e tij tha se vetëm sytë e djalit ishin të dukshëm.

“Djali po pluskonte nëpër ujë”, tha ajo.

Policia tha se siriani u zhyt në ujin e ftohtë nga një lartësi disa metra dhe e tërhoqi djalin deri në vend të sigurt, ku fqinjët ndihmuan djalin dhe e mbështollën atë me një batanije para se ai të dërgohej në spital me hipotermi.

“Nëse shpëtimtari nuk kishte reaguar kaq mirë, mund të ketë ndodhur edhe më e keqja”, tha Holger Glaremin nga policia lokale për transmetuesin publik WDR.

Mohamad i tha’ Westfalen Post’: “E pashë fëmijën dhe e dija se duhet ta shpëtoja”. Mohamad lëndoi këmbën e tij në proces dhe u dërgua në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook