Tashmë është zyrtare! Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka është fejuar.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj.

Ky i fundit është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ndaj Olta tregoi se dashuria ka nisur pikërisht aty:

“Jemi njohur në univesitet, nëpërmjet miqve të përbashkët”.

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar.

Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrojtur veten.

Fakti që kam qenë më këmbëngulse për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitët në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”.