Këngëtarja shumë e dashur për publikun Tuna publikoi së fundmi albumin e saj më të ri ‘Fortuna’ që përmbante 7 këngë.

Albumi u prit mirë nga të gjithë dhe për një kohë shumë të shkurtër këngët e albumit morën mijëra klikime.  Ndër njerëzit që e kanë përkrahur në këtë rikthim ka qenë dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’, ajo ka shkruar:

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë ‘singëllash’, Tuna zgjodhi të vijë me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti. Vlerësim për punën, kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferent e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.