Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këln të Gjermanisë, ku një grua ka humbur këmbë e duar pasi është pickuar nga një insekt, teksa po nxirrte plehrat.

43-vjeçarja, Sonja Kujas sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt ndërkohë ishte duke nxjerrë plehrat.

“Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën“, tha Kujas.

Pas këtyre simptomave ajo u shtrua menjëherë në një klinikë në Frenchen.

Por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në koma.

Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë, (sepsis), një formë e helmimit të gjakut. Bashkëshorti i saj Andy rrëfeu se vetëm duke e parë, e dalloje që gjymtyrët e saj po vdisnin, po bëheshin të zeza.

Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por asaj iu prenë të dyja këmbët dhe dora e majtë.

Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm