Ka ndërruar jetë ish-çiklisti gjerman, Andreas Kappes, pasi u pickua nga një insekt.

Spostisti i njohur u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare më 30 korrik si pasojë e një ataku kardiak, i shkaktuar nga një shok anafilaktik, si pasojë e pickimit të një insekti.

Çiklist profesionist nga viti 1987 dhe 2001. Kappes numëron 34 fitore në karrierën e tij.

Spostisti kishte lindur në Bremen, Gjermani Perëndimore dhe ka garuar Team Telekom dhe Gerolsteiner, duke fituar garat e Tour de Suisse dhe Paris-Nisë.

Gjithashtu ai ka marrë pjesë pesë herë me radhë në Tour de France.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook