Ritvan Zykaj, 24-vjeçari nga fshati Resulaj i Selenicës shkaktoi një masakër të vërtetë pasditen e së premtes duke vrarë me breshëri kallashnikovi 8 pjesëtarë të fisit të tij.

Për gati 12 orë ai ishte në arrati por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ai është prangosur nga forcat speciale ndërkohë iu gjet edhe arma e krimit.

Ka qenë një operacion mjaft i vështirë ai i policisë deri në prangosjen e tij, i zhvilluar në errësirë dhe në një terren të vështirë.

Mbi 100 forca policore ishin në terren dhe formuan “rrathë” për të ngushtuar perimetrin deri në kapjen e autorit të masakrës. Në operacion u përdorën qen gjurmues, dylbi nate si dhe kamera termike.

Oficerët kishin marrë urdhër të përgjigjeshin me zjarr nëse i riu rezistonte.

Policia organizoi një “rreth” të madh që shkonte përtej fshatit ku ndodhi masakra për të shmangur largimin e Zykajt.

Ndërkohë, disa skuadra lëviznin në drejtime të baraslarguara duke ngushtuar perimetrin derisa e gjetën në një zonë me shkurre 24-vjeçarin në periferi të Selenicës.

në momentet kur u rrethua mes shkurreve, policia iu drejtua me fjalët “Dorëzohu! Hidhe armën!”.

Sipas asaj që raportohet, i riu nuk ka rezistuar por është dorëzuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook