Gjatë ditës së djeshme u bë publik lajmi se krerët e PD dhe LSI dhe aletatët e tyre janë proceduar penalisht për shkak të protestave dhe bllokomit të rrugëve pak ditë më parë.

Pak këtij lajmi ka reaguar kreu i PDK, Nard Ndoka, pasi emri i tij ishte në listën e personave që do procedohen penalisht.

Ndoka përmes një statusi në Facebook, e ka cilësuar “dhjaks” kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë se ai nuk ka frikë nga kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç nuk ka patur frikë nga diktatori Hoxha.

Statusi i plotë:

Edi Rama, ti je një “dhjaks”!

Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë!
Jam nder themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt!

Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend së bashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë Teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajmë akoma sot!

Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira!

Me 5 Prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerëzore në krah të qytetarëve!

LEXO EDHE:  Negociatat për BE, Rama: Ne i bëmë detyrat tona, ata të mbajnë fjalën ose të...

Pra, Edi Rama;

Nuk kam patur frikë Enverin, ‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam patur frike as Berishën, jo më të kem frikë nje ‘dhjaks’, si puna jote!

Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’!

Të na ‘rruesh’ shoku Edi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook