Ky është momenti tronditës kur një njeri që qëllohet nga policia, bie dhe ngrihet përsëri duke sulmuar forcat e rendit.

E gjithë skema u kap nga kamerat e sigurisë në trupin e policëve.

Departamenti i Policisë East Cleveland u telefonua rreth 1.30 të dielën pasdite, pas raporteve se një burrë po rrihte një grua në rrugë dhe kishte qëlluar me armë në ajër.

Ndërsa makina e patrullës mbërriti në vendngjarje, i riu hodhi bluzën e tij drejt automjetit dhe filloi të vraponte drejt oficerëve kur ata hynë në rrugë.

Një oficer qëlloi në drejtim të tij, duke bërë që të binte në tokë-por jo për shumë kohë.

Agresori u ngrit dhe shkoi drejt policëve, të cilët donin ta arrestonin.

Pavarësisht se i rrethuar me policë, burri vazhdoi të luftonte, duke lënë një oficer policie të plagosur në sy dhe një tjetër me dorë të thyer.

Ish-banori i Clevelandit, Victor McCallum, i tha Fox 8, se ai u përpoq ta sulmonte ndërsa ishte në makinën e tij para se të luftonte me gruan.

Gruaja besohet të jetë ende në gjendje kritike pas sulmit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook