Dy adoleshentë janë dërguar mr urgjencë në spital, pasi kanë konsumuar shumë alkool.

Të rinjtë kanë qënë në një nga lokalet në lagjen Kala pranë Teatrit Skampa.

Burime policore bënë me dije se po hetojnë rastin. Sipas burimeve zyrtare, do të shoqërohet në polici administratori i lokalit , banakieri dhe kamerierët, të cilët do pyeten rreth ngjarjes.

Ndërkohë dy adoleshentët do t’ju nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve mjekësore.

Dyshimet paraprake krahas konsumit të alkoolit janë edhe për përdorimin prej tyre të lëndëve norkotike.