ërmbyset ajo që ishte thënë fillimisht për vdekjen e një të riu shqiptar në burgun grek të Koridhalos, ngjarje ndodhur pasditen e 27 janarit të këtij viti.

Mjekësia ligjore greke ka hedhur poshtë pretendimin fillestar se shqiptari kishte humbur jetën nga mbidoza.

Mediat greke shkruajnë gjerësisht sot se mjekësia ligjore ka zbuluar se shqiptari ka humbur jetën nga një litar në pjesën e qafës ose është mbytur me jastëk.

Shenjat e gjetura në pjesën e qafës pas autopsisë, çojnë hetuesit në përfundimin se ai është mbytur. 33 vjeçari shqiptar Bandiol Tusha, dyshohet se ka pasur probleme me kreun e të ashtuquajturës “Mafia e burgut” në Koridhalos, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e tij.

33 vjeçari u kishte ofruar strehim dy të dyshuarve për vrasjen e avokatit të njohur grek, Mixaleis Zafeiropoulos. Mediat greke shkruajnë se kreu i “mafies së burgu” të Kordhialos, Klodian Lekocaj, kishte tentuar ta atribuonte vdekjen e 33-vjeçarit shqiptar për shkak të helmimit.

Madje, ai kishte kërkuar edhe komunikim me gazetarët që çështjen ta bënte mediatike për të zhvendosur vëmendjen.

Tani, autoritetet janë të detyruara të marrin në konsideratë të gjitha skenarët, përfshirë vrasjen me urdhër të “shefit” të mafies brenda burgut të Koridhalos.

 

Kjo është vrasja e dytë e një shqiptari brenda të njëjtit burg, pas vrasjes brutale më 14 janar të shqiptarit Arbër Bako, i cili u dhunua barbarisht. Policia greke zbuloi se urdhrin për ekzekutimin e Bakos e kishte dhënë pikërisht Lekocaj.