Pas lajmit se rreth 5 makinave në qytetin e Vlorës, u ishte vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në facebook Berisha shkruan se mafia e drogës lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullatën duke djegur pesë makina.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Narkomafia shteterore e Vlores shenoi sonte nje rekord te ri.

Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.

Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb