Pas mbërritjes së trupit të pajetë ditën e djeshme nga Greqia në Berat, është përcjellë sot për në banesën e fundit 29-vjeçarja fatkeqe Anxhelina Petro e cila u masakrua me një shufër hekuri në kokë dhe më pas u gropos në oborrin e shtëpisë nga babai i saj.    

Familjarët kanë kërkuar privatësi dhe nuk kanë lejuar mediat të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjithashtu nuk dihet nëse familjarët kanë lejuar të afrimit e babait të Anxhelinës të marrin pjesë në varrim. 

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990 në Berat, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë. Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin nga Afganistani në një zonë tjetër të Korfuzit.

Dyshohet se kjo lidhje ka qenë arsyeja që Aleko Petro të kryejë krimin makabër vajzës së tij.