Katër ditë pasi shtetasi kosovar u gjet i djegur në makinën e tij në Fushë-Krujë.

Mesa duket policia ka tashmë një rrugë të qartë për zbardhjen e krimit. Xhafer Osmani u gjet i djegur në makinën e tij në fshatin Borizanë të Krujës mesditën e së shtunës.

Mësohet se në krah të makinës, brenda së cilës është gjetur nga policia një libër i shenjtë (Kuran).

Libri i shenjtë është gjetur i pa dëmtuar nga zjarri, çka ka bërë që policia të mund të marrë shenjat e gishtave të gjendura mbi të. Ndërkaq policia ka dyshime se viktima është detyruar të betohet mbi Kuran dhe se ngjarja është një krim pasioni.

Në janar shoqërohej dhe me 2 persona te tjerë nga Kosova, ndërsa qëndroi 1 javë në një hotel në Durrës. Edhe me 29 prill u regjistrua në të njëjtin hotel.

Policia ka dyshime se familjarët kanë dijeni për konfliktin e Osmanit por se nuk flasin. Familjarët njoftuan policinë 1 ditë para zhdukjes ndonëse ai kishte 4 ditë që ishte larguar nga shtëpia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook