Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, ku disa të burgosur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri masiv në burg.

Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, thanë zyrtarët qeveritarë.

Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, tha se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë. Zjarri raportohet të ketë shpërthyer, pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit.

Në mesin e të vdekurve, dyshohet se janë edhe disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook