Zyrtarisht, Armand Duka u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, organi më i lartë drejtues i qeverisë europiane të futbollit.

Kontrata e Armand Dukës, për sa i përket anës financiare është shumë marramendëse, plot 640 mijë euro gjatë 4 viteve në Komitetin Ekzekutiv, e thënë ndryshe 160 mijë euro në sezon.

Pa përfshirë këtu bonuset dhe honoraret e ndryshme. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka një pagë prej 1.6 milionë eurosh, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Teodor Teodoridis përfiton thuajse 1 milion euro në vit pagë nga UEFA.