Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, dënon me burgim të përjetshëm sot ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civilëve në Bosnjë.

Reagimi i Ish-gjeneralit ka qënë mjaft i ashpër dhe ofendues ndaj trupit gjykues në sallë.

Shpallja e dënimit me burgim të përjetshëm me arsyen për krime kundër civilëve në shtetin e Bosnjës mesa duket i ka ardhë surprizë.

Ai i kritikon me zë të lartë duke i quajtur gënjeshtarë dhe të paturpshëm. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë që Mlladiç të nxirrej nga salla. 

Ja fjalët fjalët e thëna nga Ratko Mlladiç sipas mediave serbe:

“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni. Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook