Të njëjtin fat si Barcelona dhe Chelsea do të ketë edhe Manchester City. Është e bindur për këtë gazeta angleze “The Sun”.

Me një lajm ekskluziv në faqen e parë në numrin e sotëm, “The Sun” bën me dije se në ditët e ardhshme Manchester City do të dënohet zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme, atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020.

Ashtu si Chelsea e Barça, edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me transferimet e disa lojtarëve minorenë.]

Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë, të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.